Shërbimet tona

Pit Stop Wash sjell në tregun e Kosovës  teknologjinë më të mirë në fushën e autolarjeve me vetëshërbim. Në bashkëpunim me kombaninë ndërkombëtare Adriateh ne ju mundësojmë të gjitha mjetet dhe produktet e nevojshme për ndërtimin e autolarjes suaj.
Ju do të keni dizajne unike, komponentë teknologjikë të përparuar dhe shumë cilësorë si dhe të gjitha pajisjet shtesë që i nevojiten një autolarje-je për të funksionuar në mënyrë të përsosur.

Ju vetëm zgjidhni vendin dhe kohën, ne kujdesemi për të tjerat!

Çfarë ofrojmë

Cilësinë më të lartë

Produkte me cilësi të lartë, të qëndrueshme, të lehtë për t’u trajtuar dhe inovative, të ndërtuara nga materiale rezistente ndaj korrozionit. Materiale të tilla përdoren jo vetëm në strukturën bazë të ndërtimin të objektit por edhe në produktet më periferike si: koshat e mbeturanave, mbajtëse të ndryshme, lavamanë të jashtëm a fenerë.

Klientë të kënaqur

Klientëve tanë ju sigurojmë teknologjinë inovative të pastrimit me deri në 8 programe larjeje, mbështetje të pandalur 24/7 të klientit si dhe asistencë teknike, një sistem të zgjuar vetë-diagnostikues dhe akses në distancë në rrjedhën e punës së makinës, sistem riciklimi që kursen energji dhe ujë me çdo larje dhe instalime elektrike solare.

Kujdes për çdo detaj

Në ditët e sotme, fshesa elektrike përbën një pajisje standarde e cila është e domosdoshme në tërësinë e mjeteve të kujdesit për makinën. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri pajisjesh të tilla për të mbajtur higjenën e brendshme të automjetit në nivelin më të lartë, duke i shtuar asaj shpërndarje aromash për freskim të mëtejshëm të brendshëm.

Produkte miqësore

Duam të sigurohemi që çdo makinë merr shërbimin e përsosur edhe kur bëhet fjalë për detergjentët e përdorur. Kjo është arsyeja pse ju keni mundësinë e përdorimit të një numri larësish profesionalë, efikasë, cilësorë dhe të padëmshëm për makinat. Çdo produkt është testuar dhe përdoret prej kohe në autolarjet e ndërtuara tashmë në Botë.

Tek ne do të gjeni një partner besnik

Fillo ndërtimin e biznesit tend tani!

Do të gjeni

Bëni sot investimin tuaj

Silësinë më të lartë

Siguri në biznesin tuaj

Kthim të shpejtë i investimit

Pit Stop Wash

Më e mira në Kosovë

@2022 Pit Stop Wash – All rights reserved

Adresa jonë

Ruga Ahmet Krasniqi

Magjistralja Prishtinë- Mitrovicë

 

Telefon: 044760365

           049482888

pittstopshpk@gmail.com

Prishtinë